Transmetuar më 18-01-2021, 10:57

Donald Trump është i gatshëm të falë dhe të zbresë dënimin për rreth 100 persona në prag të lamtumirës së tij nga Shtëpia e Bardhë, por në dekretin presidencial që miliarderi është gati të nënshkruajë para se të largohet zyrtarisht si president i Amerikës, emri i tij nuk duket të shfaqet, duke përgëjeshtruar zërat e përhapur ditët e fundit.

Sipas CNN, në listën e personave që do të marrin faljen presidenciale, do të jenë shkelësit e ligjit të dënuar për vepra penale, reperët e profilit të lartë dhe miqtë dhe aleatët e vjetër, si Steve Bannon ose Rudolph Giuliani.

Zërat e javëve të fundit, hipotezuan gjithashtu mundësinë e faljes parandaluese për anëtarët e familjes së tij.

Trump pritet të dorëzojë pushtetin zyrtarisht në 20 janar, kur në Kapitol Hill do të mbahet ceremonia e betimit të presidentit të zgjdhur, Jod Biden.

Donald Trump pritet të mos jetë në këtë event, ku rreth 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare do të jenë të pranishme për të parandaluar protesta të mundshme të armatosura, siç ka paralajmëruar FBI-ja. /e.a/noa.al/