Transmetuar më 18-01-2021, 11:52

Përfaqësuesi i komunitetit ortodoks të Lezhës, Koço Kapedani është dhunuar nga një punëtor i firmës kontraktore për kryerjen e punimeve në këtë zonë përpara shtëpisë së tij.

Ka qenë kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi, ai që ka denoncuar rastin e paprecedent të ndodhur në qytetin verior.

Ai ka ndarë videon nga momenti i përplasjes mes tyre, ku punonjësi qëllon Kapedanin me send të fortë përpara shtëpisë së tij. Nuk bëhen të ditura shkaqet për këtë konflikt që është përshkallëzuar në dhunë fizike.

“Prifti Ortodoks i Lezhës, z.Koço Kapedani, rrihet nga punëtorët e firmës së kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkisë për “kryerjen e punimeve” dhe për dhunimin e qytetarëve. Mirë se kjo firmë ka disa muaj që e ka shkatërruar Lezhën dhe lagjet e saj (Beselidhja, Gurra) dhe nuk mban përgjegjësi për afatin e kryerjes së punimeve, por tashmë ka filluar të dhunojë dhe qytetarët lezhjanë. Institucionet heshtin, drejtësia fle gjumë, ndërsa Bashkia Lezhë e ka mendjen të vjedhë qytetarët e saj”, – shkruan Albert Loçi në postimin e tij. /e.a/noa.al/