Transmetuar më 18-01-2021, 12:07

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje një vajzë 10-vjeçare në Tiranë ditën e djeshme.

Sipas policisë, mësohet se shoferi 49-vjeçar, A.G., ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, policia njofton: “Alban Guri, 49 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”.

Familja e së miturës jetonte me qira në zonën e Alliasit dhe kishin vetëm katër ditë që ishin transferuar aty.

Babai i viktimës, ka rrëfyer se 10 minuta para se të ndodhte aksidenti, ai ka qenë me vajzën e tij. Kjo e fundit, ndodhej në shoqërinë e gjyshes kur është përplasur për vdekje pranë shtëpisë së saj. /e.a/noa.al/