Transmetuar më 18-01-2021, 12:28

Policia e Tiranës i ka vënë prangat një burri në Tiranë, i cili akuzohet për përndjekjen e një gruaje.

Sipas policisë, shtetasja që ka bërë kallëzim për 58-vjeçarin, është motra e bashkëjetueses së të arrestuarit.

Policia nuk jep detaje pse shtetasi me iniciale Y. A., ishte i fiksuar pas motrës së gruas me të cilën bashkëjetonte.

Për këtë arsye ajo i është drejtuar Komisariatit të Policisë dhe ka bërë padi për përndjekje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese