Transmetuar më 18-01-2021, 13:14

Ashtu si aktori Tom Hanks në filmin ‘Terminal’: një burrë kalifornian, qëndroi ‘i fshehur’ për tre muaj në aeroportin e Çikagos, ku kishte zbritur tre muaj më parë nga Los Anxheles dhe nga ku nuk donte të largohej nga frika e infektimit me Covid-19 .

Aditya Singh, 36 vjeç, u arrestua në orët e kaluara, pasi iu gjet një distinktiv që i përkiste një punonjësi të aeroportit, i cili e kishte humbur atë, raporton "Chicago Tribune".

Singh kishte mbërritur në aeroportin ndërkombëtar "O’Hare" nga Los Anxhelesi më 19 tetor dhe që atëherë ka jetuar në një zonë të kufizuar të aeroportit, ku ai arriti të qëndronte falë distinktivit të një punonjësi, humbja e të cilit u raportua 26 tetorin e kaluar.

Për ushqim, nuk ishte e vështirë të gjendej në aeroport, megjithëse, aktivitetet reduktohen në këtë periudhë për shkak të pandemisë.

Megjithatë, të shtunën e kaluar, dy punonjës të "United Airlines", tejet dyshues, i kërkuan Singh të jepte prova të identifikimit dhe në atë moment u bë e qartë se distinktivi nuk ishte i tij dhe autoritetet e raportuan menjëherë në polici, me këta të fundit që e arrestuan. /e.a/noa.al/

Foto: New York Post