Transmetuar më 18-01-2021, 15:03

Kohët e fundit, qarkullojnë më shumë variante më ngjitëse dhe të rrezikshme të virusit SarsCoV2 në botë.

Përveç atyre të llojit "anglez" dhe të "Afrikës së Jugut", së fundmi është shtuar edhe ai "brazilian", por gjurmimi i tyre në këto shtete është shumë kompleks.

Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka apeluar për të mbledhur sekuencat gjenetike të varianteve të reja në një përpjekje globale.

Komiteti i OBSH-së për emergjencat mjekësore, nxiti që të zhvillohet një sistem i standardizuar për emërtimin e varianteve të reja që shmang referencat gjeografike.

Varianti i fundit, ai "brazilian", u izolua më 6 janar nga Instituti Kombëtar Japonez për Sëmundjet Infektive (NIID) dhe tregohet me inicialet B.1.1.248.

Ai lindi nga 12 mutacione të përqendruara në armën kryesore të virusit, proteinën ‘Spike’ dhe midis këtyre mutacioneve ekzistojnë dy të njohur tashmë, që e bëjnë virusin më efektiv në infektim, të quajtur N501Y dhe E484K.

Varianti i parë që është identifikuar, ishte ai me inicialet D614G dhe gjithashtu i lindur nga mutacione të përqendruara mbi të gjitha në proteinën ‘Spike’.

Varianti "anglez", i treguar me inicialet 20B / 501YD1 ose B.1.1.7, karakterizohet  nga deri në 23 mutacione, 14 prej të cilave janë të vendosura në proteinën ‘Spike’.

Ai u shfaq në Britaninë e Madhe në shtator 2019 dhe u bë i njohur në mes të dhjetorit të kaluar, sipas shkencëtarëve.

Deri më tani është identifikuar në 33 vende, përfshirë Italinë me rreth njëzet raste. Gjithashtu në këtë rast, ajo që është shqetësuese, është fakti se mutacioni i zbuluar në pozicionin 501 të proteinës ‘Spike’, mund ta bëjë virusin më ngjitës.

Ndërsa, N501Y, tregon variantin e virusit të izoluar në tetor në Afrikën e Jugut. I karakterizuar nga një kapacitet më i madh ngjitës dhe një ngarkesë më e lartë virale, ai gjithashtu është i lidhur me më shumë mutacione të lokalizuara në proteinën ‘Spike’.

Mutacione të tjera në të njëjtën proteinë, çuan në variantin N501T, i cili në Itali ishte i izoluar në Breshia dhe që mund të datonte që në gusht.

Sipas hulumtimeve të fundit, mund të jetë një ‘motër’ e variantit "anglez", nga e cila dyshohet se është shkëputur në mars.

Në fund, është edhe "Cluster 5", që tregon variantin, i cili u shfaq në fermat e kafshëve në Danimarkë dhe i dhe transmetuar te njerëzit, raporton Noa.al, duke cituar agjencinë e lajmeve "Ansa".

Në Itali janë përhapur edhe variantet 20A.EU1 dhe 20A.EU2, të cilat u shfaqën në verë në Spanjë dhe mbërritën në fillim të vjeshtës. /e.a/noa.al/