Transmetuar më 18-01-2021, 15:12

Një fëmijë në Imperia të Italisë ka rënë nga kati i dytë i një pallati, dhe ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.

I çuditshëm është fakti që në vitin 2017, vëllai i të voglit humbi jetën pikërisht duke u rrëzuar nga kati i dytë.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin Gaslini në Genova për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Telefonata në numrin 118 erdhi të Dielën pasdite kur u kërkua ndihma e shpëtimtarëve pranë një ndërtese në Imperia. Kur automjetet e urgjencës mbërritën në vend gjetën një fëmijë dy-vjeçar në kushte të dëshpëruara. Për këtë arsye, u kërkua edhe ndërhyrja e një ambulancë ajrore, e cila transportoi fëmijën në spitalin aty pranë "Gaslini" në Genova.

Gjendja e tij do të ishte mjaft kritike: ai kurrë nuk e humbi vetëdijen, por prognoza është akoma e rezervuar. Fëmijët duket se kanë rënë nga një dritare në katin e dytë të ndërtesës ku jeton familja.

Sipas burimeve hetimore, duket në korrik 2017 e njëjta familje humbi një djalë tjetër, i cili ishte dy vjeç e gjysmë në atë kohë, në një aksident të ngjashëm. /k.k/noa.al/