Transmetuar më 18-01-2021, 16:32

Presidenti Meta i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Nga qyteti bregdetar u shpreh se nuk është kudnër asnjë projekti, por sipas tij për lotin 4 të rrugës së lumit të Vlorës qeveria dhe parlamenti u angazhuan që ta ndërtonin me paratë e buxhetit, por në buxhetin e vitit 2021 s’ka asnjë qindarkë për të.

Ndërkohë, për projektin e rrugës Vlorë-Orikum Meta ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se ka shkelje të Kushtetutës dhe ligjore.

“Problemin e tyre madhor për heqjen e financimit të një marrëveshje ët vendit tonë me Fondin Saudit, për lotin e 4 të rrugës së Vlorës. Që ishte në interes të Bashkisë së Selenicës.

Siç e keni ndjekur dhe një debat të pakuptimitë nisur nga Vloar, nga ana e kryeministrit. Lidhur me një pretendim sikur Presidenti bllokonte një projekt infrastrukturor Vlorë-Orikum.

Duke u përqëndruar gjithë ky debat i pakuptimtë. Kam vënë re disa çështje që do donim t’i ndanim me ju.

Së pari, lidhur me problemin e banorëve është mëse i drejtë. Anulimi i Peshkëpi-Sleenicë. Në kundërshtim jo vetëm me premtinim, marrëveshjen e miratuar, edhe përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit e qeverisë, të kemi një heqje të fondeve jo të ndershme dhe jo transparente të këtij projekti. Kemi vënë re nga dokumentacioni, e para nuk qëndron pretendimi se i ka hequr fondet Fondi Saudit. Ato janë hequr me propozim të institucioneve shqiptare.

Së dyti, dje deputeti Vullnet Sinaj ka ngritur një pretendim pse Presidenti ka pranuar ndryshimin e kësaj marrëveshje, për tërheqjen e fondeve për rrugën e Vlorës. E kemi bërë të qartë, Presidenti ka studiuar relacionin e Kuvendit, dhe në relacion ishte i qartë angazhimi i qeverisë se këto fonde hiqeshin pasi do përdoreshin në projekt tjetër. Ndërsa projekti i Selenicës do financohej nga buxheti i shtetit. S’kishim arsye se parlamenti e qeveria po gënjente Presidentin.

Fakti është që ne kemi kthyer edhe buxhetin, nuk ka asnjë qindarkë për projekt të anuluar të anashkaluar. Revolta dhe pakënaqësia e banorëve është e drejtë. Ka qenë projekt i gatshëm, financim i sigurt, por premtim i bërë disa herë. Shpreh mbështetjen time për realizimin e këtij projekti qoftë buxhetit qoftë financim të huaj.

Lidhur me çështjen tjetër për Vlorë-Orikum. S’kam pasur ndonjë njohuri e dijeni të thelluar. Por që nga momenti që kemi dëgjuar për akuza ose gjoja Presidenca pengon, jemi thelluar edhe në anën zyrtare, institucionale, kushtetuese, ligjore. Është tepër e qartë e flagrante që qeveria e institucione të tjera kanë shkelur Kushtetutën, ligjet.

Absolutisht në emër të Republikës së Shqipërisë, Presidenti respekton Kushtetutën. Në këtë drejtim këtu është një problem serioze e kushtetuese. Mund t’ju them se për të ecur drejt një projekti të tillë duhet respektuar. Dëgjuam shumë prej shqetësimeve që do i shikojmë.

Jam me fat që s’isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe, se as komardarja s’më shpëtonte. Sa i takon kryeministrit ai sigurisht do vinte në Vlorë.

Unë nuk kisha dhe kam të drejtë të paragjykoj që qeveria dhe parlamenti gënjejnë. Kur dhanë llogari e sqarime në Komision Parlamantar, thanë se kjo do ndërtohej. E dimë dhe e kemi parë se buxheti nuk ka parashikuar asnjë qindarkë”, tha Meta.