Transmetuar më 18-01-2021, 17:08

Prej kohësh ka një situatë konfliktuale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me Metën dhe Ramën që shpesh thumbojnë njëri-tjetrin në distancë.

Këtë herë kreu i shtetit i është përgjigjur nga Vlora Kryeministrit, që pak ditë më parë tha se “Ilir Meta kërkon komerdare për të shpëtuar”.

Me ironi Meta u përgjigj se aq shumë sa u përmbyt Vlora, as komerdarja nuk do ta shpëtonte.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju.

Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, tha Meta. /k.k/noa.al/