Transmetuar më 18-01-2021, 18:41

Prej më shumë se një viti bota është nën pasojat e koronavirusit.

Shumë thonë se asgjë nuk ka për të qenë më si më parë, edhe kur kjo situatë të kalojë.

Madje një stil i ri jetese ka filluar të aplikohet që tani.

Ndërkohë, në Bankok të Tajlandës, qytetarët janë bërë kuriozë të një restoranti të veçatë.

Në kohën e pandemisë, kur të gjithë restorantet u mbyllën dhe pësuan një dëm ekonomik, ky restorant dyfishoi numrin e klientëve të tij.

Ushqimi aty shërbehet nga robotët, të cilët janë në rolin e kamarierit dhe cilësohet si një nga më të sigurtit në kohën e pandemisë. /k.k/noa.al/