Transmetuar më 18-01-2021, 20:57

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë ku janë përfshirë 2 automjete.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:40 ku për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Llambi Bonata” dhe në të u përfshinë mjetet me drejtues A. Ç., me mjetin me drejtues G. H., dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H., dhe G.H.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./noa.al/