Transmetuar më 18-01-2021, 23:50

Analisti Baton Haxhiu tha se Vetëvendosje në Kosovë e ka shtruar rrugën edhe drejt Shqipërisë.

Sipas tij kjo do të ndodhë pasi Vetëvendosje do të ketë përpara shumë problematika dhe “mos-zgjidhja e tyre do të jetë arsye për të kaluar nga Shqipëria”.

Krahas kësaj, Haxhiu tha se në Shqipëri ka vetëm një lider “të fuqishëm” duke nënkuptuar këtu kryeministrin aktual Edi Rama, që sipas Haxhiut mund ta katapultojë veten drejt mandatit të tretë dhe në anën tjetër nuk ka liderë në rritje.

Ai e përshkroi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në diskutim dhe që mund ta zbehë udhëheqjen e partisë në rast humbjeje.

“Nëse Basha humb zgjedhjet, PD do të zbehet”, tha Haxhiu për Euro News Albania.

Thënë këtë Haxhiu argumentoi se Vetëvendosje mund t’i drejtohet Shqipërisë për të shtuar ndikimin dhe vijuar rritjen edhe si parti.