Transmetuar më 19-01-2021, 10:45

Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar. Ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës.

Mulaj është biznesmen në fushën e ndërtimit në Tiranë. Kujtojmë se një vit më parë ai është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një tjetër biznesmen.

Biznesmeni vlonjat, pretendonte se kishte paguar një shumë parash për një apartament, por nuk e kishte marrë atë. Ndërkohë, edhe vetë Mulaj e kishte kallëzuar biznesmenin tjetër nga Vlora për mashtrim. /e.a/noa.al/