Transmetuar më 19-01-2021, 11:08

Një 38-vjeçar, me nicialet M.O., banues në fshatin Nangë, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kukësit, pasi në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, V.Sh., dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa i dhënë ndihmën e parë.

Policia thotë se i mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". /e.a/noa.al/