Transmetuar më 19-01-2021, 11:16

Një 23-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Tiranë pasi është kapur me armë me vete.

I riu, i cili ka qenë duke lëvizur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte në gjendje të dehur në momentin e ndalimit.

Gjatë kontrollit të automjetit në bulevardin “Gjergj Fishta”, policia ka gjetur poshtë sediljes një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë pasagjeri E. B., 24 vjeç u vu nën hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

"Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë", – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /e.a/noa.al/