Transmetuar më 19-01-2021, 11:45

Një grua me aftësi ndryshe është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu, e cila thotë se Anesa e vogël ka ardhur në jetë shëndetplotë falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës dhe dr. Astritit.

"Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë", shkruan Manastirliu. /e.a/noa.al/