Transmetuar më 19-01-2021, 13:17

Një persona ka humbur jetën sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Bushat, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia thotë se një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi H.M., ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar i vdekur në kanalin anësor të rrugës.

"Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë", – njofton policia.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /e.a/noa.al/