Transmetuar më 19-01-2021, 14:43
Foto ilustruese

Një person është rrëzuar nga lartësia e një objekti.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë, te “Kodra e Dielllit”, në Tiranë.

Mësohet se 59-vjeçari me inicialet F. Ç, duke punuar në një pallat ka rënë nga lartësia, raporton Noa duke cituar burimet zyrtare.

Ai ka marrë disa plagë në trup dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. /k.k/noa.al/