Transmetuar më 19-01-2021, 15:37

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona nga koronavirusi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1,729 testime të kryera gjithsej, 294 persona rezultuan pozitivë.

Dy viktima janë shënuar në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Prizren, Suharekë dhe Vushtrri.

Ndërkohë, të shëruar nga sëmundja në 24 orët e fundit, janë regjistruar 281 raste. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 56.412 të prekur nga sëmundja COVID-19.

Prej tyre, 1.420 pacientë kanë vdekur, ndërsa 49.713 janë shëruar.

Rastet pozitive të 24 orëve të fundit, janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik  dhe Vushtrri. /e.a/noa.al/