Transmetuar më 19-01-2021, 16:35

Vendin e ndajnë më pak se 96 ditë nga ndryshimi, tha kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, në një takim që zhvilloi sot me të rinjtë në Tiranë.

Përmes një mesazhi në Facebook, ajo shkruan se të rinjtë janë prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Tiranë. Çdo ditë në takime me të rinj! Të rinjtë janë prioriteti i LSI! 96 ditë nga dita e ndryshimit për Shqiptarët”, deklaron Floida Kërpaçi.

Duket se partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. /k.k/noa.al/