Transmetuar më 19-01-2021, 17:31

Fjala e lirë mungon në disa vende të botës, madje dënohesh keq edhe kur adreson kritika ndaj “të mëdhenjve”.

Një grua në Tajlandë është dënuar me 43 vite burg pasi kritikoi familjen mbretërore atje.

Kritikat i shprehu përmes rrjeteve sociale, pa e ditur koston që do merrte pas.

Sipas Reuters ky është dënimi më i gjatë me burg për fyerjen e monarkisë së shtetit të Tajlandës.

Anchan Prelert pranoi se ajo ishte fajtore për shkelje të 29 ligjeve, pasi bëri komente dhe publikoi video kundër familjes mbretërore në YouTube dhe Facebook në periudhën midis viteve 2014 dhe 2015.

Ajo u dënua së pari me 87 vjet burg, por pasi e pranoi fajin, gjykata ia përgjysmoi dënimin. /k.k/noa.al/