Transmetuar më 19-01-2021, 17:49

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bogovë të Kavajës.

Sipas policisë, një 83 vjeçar duke udhëtuar me motor ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kalë.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit motorik ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.m/NOA.al