Transmetuar më 19-01-2021, 20:24

Në dhjetorin e vitit të kaluar, gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetri, kandidati fitues i zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.

Kjo i ka hapur rrugë Pjetrit të angazhohet në fushatën e Partisë Socialiste.

Valdrin Pjetri do të jetë drejtuesit teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit.

Lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi në facebook dega e PS-së në Peqin.

“Takim organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit, Sekretariatin dhe Shtabin Elektoral!Me prezencen e drejtuesit teknik te shtabit elektoral te qarkut Valdrin Pjetri. Për të mirën e përgjithshme të vendit, duke mos i lënë vend asgjë rastësisë, të vendosur drejt mandatit të 3”.

Si drejtues teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit, më konkretisht në Peqin, Valdrin Pjetri është parë në takimin organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit Peqin, sekretariatin dhe shtabin elektoral.

Partia Demokratike ishte ajo që akuzoi ne vitin 2019 kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin.

Pas akuzave të opozitës Vladrin Pjetri nuk u betua si kryebashkiak duke u shprehur se ishte i gatshëm të hetohej.

Nga tërheqja e Pjetrit vendi iu la Voltana Ademit, e cila po drejton ende Shkodrën përtej mandatit.

Sipas prokurorisë, Pjetri nuk mund të deklaronte dënimin nga drejtësia Italiane për shkak të specifikimit në vendimin e Gjykatës së Firences.

/a.m/NOA.al