Transmetuar më 20-01-2021, 07:47

Një ushtar i kontigjentit shqiptar me mision në Afganistan, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve, vktima është identifikuar me inicialet, I.Xh.

Ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar në Afganistan. I ndjeri ndodhej me mision paqeruajtës në provincën e Heratit.

Ushtari shqiptar është i katërti që humb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit në kuadër të Forcave të Armatosura.

Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vrarë në Afganistan, kapiten Feti Vogli, pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj. /e.a/noa.al/