Transmetuar më 20-01-2021, 11:27

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" Alban Gurin, shoferin që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet të dielën e shkuar.

E mitura me iniciale A.P. ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që shoferi gjatë dëshmisë ka deklaruar se viktima i ka prerë rrugën makinës.

Guri akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Akidenti i rëndë ndodhi të dielën më 17 janar. Sipas policisë, 49-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. //e.a/noa.al/