Transmetuar më 20-01-2021, 12:46

Moska nuk do të marrë parasysh kërkesat nga vende të ndryshme të huaja për lirimin e Aleksei Navalnit, pasi ajo është "një çështje e brendshme e Rusisë".

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke theksuar se nuk ka frikë nga demonstratat, të paralajmëruara nga vetë aktivisti, për të protestuar kundër arrestimit të tij për 30 ditë, por për të besuar se thirrjet e Navalnit, duhet të analizohen nga pikëpamja ligjore.

"Ne i dimë deklaratat, por nuk do t’i marrim parasysh dhe nuk mundemi në këtë rast. Ai është një shtetas rus që shkel ligjin rus. Kjo është një çështje e brendshme dhe nuk do të lejojmë askënd të ndërhyjë", tha Peskov në përgjigje të pyetjes nga shtypi rus, mbi një komenti mbi deklaratat nga pjesë të ndryshme të botës në lidhje me lirimin e Navalnit.

Ndërkohë Navalni, edhe pse ndodhet në qeli, përmes zëdhënësit të tij, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku akuzon direkt Putinin, për zbulimin e "pallatit tw fshehtë të Carit", një rezidencë princërore me 7,500 hektarë park në brigjet e Detit të Zi, afër qytetit të Gelendzhik.

"Ju do të zbuloni se si, në këtë moment dhe në 15 vitet e fundit, po jepet ryshfeti më i madh në histori dhe po ndërtohet ndërtesa më e shtrenjtë në botë", thuhet në prezantimin e hetimit, i publikuar në një faqe në internet të dedikuar (www.palace.navalny.com).

Ndërtesa thuhet se ka kushtuar mbi 1.1 miliardë euro. "Është objekti më i fshehtë dhe më i ruajtur në Rusi, pa e ekzagjeruar", shkruan Navalny.

"Kjo nuk është një shtëpi fshatare, nuk është një vendbanim: është një qytet i tërë. Ose më mirë një mbretëri. Ajo ka gardhe të pathyeshme, një port, rojet e saj, një kishë, kontrollin e vet të hyrjes, një zonë e ndaluar nga fluturimet dhe madje edhe një pikë të kontrollit kufitar. Është drejtpërdrejt një shtet i veçantë brenda Rusisë. Dhe në këtë shtet ekziston një mbret unik dhe i pazëvendësueshëm: Putini".

Zëdhënësi i Kremlinit e mohoi menjëherë publikimin e hetimit të kritikut rus dhe e quajti atë si një histori të vjetër. /e.a/noa.al.