Transmetuar më 20-01-2021, 13:32

Tiffany Trump ka shfrytëzuar në maksimum orët e fundit të babait të saj, Donald Trump si president i SHBA-ve.

Ndërsa manjati dhe Melania (dhe stafi i tyre) përfunduan lëvizjen e sendeve nga Shtëpia e Bardhë, ajo përfitoi nga qëndrimi në rezidencën presidenciale për një foto të fundit speciale.

"Ka qenë një nder të festoja shumë momente historike, raste historike dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nuk ka qenë më e veçantë sesa fejesa ime me të fejuarin tim të mahnitshëm, Michael! Ndjenjë e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin tjetër!" shkruan ajo duke postuar foton në rrjetet sociale.

27-vjeçarja Tiffany, fëmija i vetëm i lindur nga martesa e Donald Trump me gruan e tij të dytë, Marla Maples, ka njoftuar kështu se do të martohet me milionerin libanez, Michael Boulos, 23 vjeç.

Në foton sociale, çifti përqafohet, duke buzëqeshur, në sfond me pamje nga Shtëpia e Bardhë. Dhëndri i ardhshëm gjithashtu ndau të njëjtën foto, duke shkruar thjesht: "Dashuria e jetës sime".

Tiffany dhe Michael u takuan në Mykonos, në Greqi, në 2018 dhe kishin një lidhje dashurie në distancë. Në 2019-ën, ata kaluan Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë me familjet e tyre përkatëse, duke e bërë të qartë se ata e donin njëri-tjetrin.

Por për të deklaruar zyrtarisht qëllimin e tyre për t’u martuar, ata pritën derisa të mbaronte mandati presidencial i Donald.

Boulos lindi në Teksas, në një familje shumë të pasur me origjinë libaneze, por u rrit në Nigeri dhe studioi ekonomi dhe financa në Londër.

Nga ana tjetër, Tiffany është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Georgetown në Uashington, raporton Noa.al. duke cituar median italiane, Tgcom.

Me babanë e saj, ajo nuk ka një marrëdhënie të mirë dhe në fakt, në 4 vitet e fundit, ajo është shfaqur vetëm kur ka qenë shumë e nevojshme.

Ajo nuk dëshironte të humbiste ditën e fundit të administratës Trump, duke gjetur një mënyrë për t’u imponuar në skenë: ndërsa babai i saj, ndien se toka po i mungon nën këmbët e tij, ajo po shkëlqen si kurrë më parë duke njoftuar gëzimin e saj. /e.a/noa.al/