Transmetuar më 20-01-2021, 15:38

Presidenti Donald Trump mbërriti në bazën ushtarake “Joint Base Andrews”, ku mbajti  fjalimin e tij të fundit si presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Ai falënderoi Zonjën e Parë, Melania Trump, për mbështetjen që i ka dhënë dhe administratën e tij.

Në fjalën e tij të lamtumirës, ​​dukshëm i emocionuar, ai tha: "Kanë kaluar katër vjet të pabesueshme dhe madhështore, ne kemi ulur taksat dhe kemi bërë shumë gjëra të bukura së bashku".

Trump paralajmëroi se ky nuk është fundit i karrierës së tij polike. "Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti”, tha ai, ndërsa mediat kanë raportuar se ai ka ideuar edhe krijimin e një partie të re.

"Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë… Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia, do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt (2020) kishim shifrat më të mira ndonjëherë”.

Sipas Trump, "vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj dhe jo për 9 vite. Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë", – theksoi ai mes të tjerash. /e.a/noa.al/