Transmetuar më 20-01-2021, 15:57

Një baba është përballur me tragjedinë më të madhe të jetës së tij, teksa gjeti pa jetë vajzën 19-vjeçe.

Ngjarja është raportuar në Gjermani, ndërsa e reja ishte në një makinë.

Mediat atje raportojnë se babai e gjeti vajzën në qytetin Lüneburg, në rrethana ende mister.

“Jana donte të mbaronte shkollën vitin e ardhshëm. Nuk e di kush mund t’ia këtë bërë këtë vajzës sime. Atë e kishin qëlluar me thikë dhe e kishin lënë ashtu.

Hetimet janë ende në zhvillim për të mësuar rreth ngjarjes. /k.k/noa.al/