Transmetuar më 20-01-2021, 17:39

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se zinxhiri ftohës për vaksinat kundër koronavirusit do të jetë i organizuar në të gjithë vendin.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqendruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës së re shëndetësore në Rrogozhinë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Ministrja u shpreh se po kryhet organizimi për të shtrirë në mënyrë kapilare vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

Vaksinat kanë tipologji të ndryshme, ku temperatura më e ulët duhet të jetë -80 gradë. /k.k/noa.al/