Transmetuar më 20-01-2021, 18:03

Betohet presidenti i 46-të i SHBA-ve, Joe Biden.

Joseph R. Biden Jr, sapo u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është dita e demokracisë dhe e shpresës”, tha Biden në fjalët e para si President.

“Kemi mësuar se demokracia është e çmuar, por edhe e brishtë”, – tha ai, duke iu referuar trazirave të pak ditë më parë.

Edhe Kamala Harris është betuar si nënkryetare, një moment historik si e para femër në këtë detyrë, në historinë e SHBA.

Biden dhe Harris marrin pjesë në një inaugurim si askush tjetër.

Në Ditën 1, Biden do të ketë autoritetin ekzekutiv për të zhbërë trashëgiminë e Trump.

Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë sot dhe thuhet se la një shënim për Biden.

Eugene Goodman, një oficer i Policisë së Kapitolit që devijoi turmën gjatë trazirave, shoqëronte Harrisin.

Jenifer Lopez dhe Lady Gaga, e cila interpretoi Himnin Kombëtar, ishin artistet e prezantimit të Biden.

/a.m/NOA.al