U largua në mënyrë të papritur nga “Për’puthen”, por duket se Ledjana do të kthehet sërish në program.
Këtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes rrjeteve sociale.
Një fans e pyeti nëse do të rikthehet sërish, dhe përgjigjia e saj ishte pozitive.
“A do kthehesh në Për’puthen? Je një vajzë shumë e mirë”, ishte pyetja drejtuar Ledjanës, e cila u përgjigj: “POO”.
Sa i përket largimit, sqaroi se e kishte të vështirë të përballonte presionin dhe se nuk po e gjente dot veten mes konkurrentëve të tjerë.
“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, sqaroi ajo para se të largohej përkohësisht nga emisioni. /k.k/noa.al/