Transmetuar më 20-01-2021, 19:05

Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka nisur të udhëheqë fushatën e partisë ku ajo është pjesë, për Tiranën.

Ajo takoi sot në kryeqytet, siç tha vetë, “mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës”.

Por ndryshe nga vendimi i Komitetit Teknik që vendosi për fushatë të mos grumbullohen më shumë se 10 persona, në një foto gjatë takimeve të sotmë që Grida Duma bëri publike,  shihen 12 vetë rreth saj, ose 3 më shumë se numri i parashikuar në rregullore.

Mesazhi i Grida Dumës:

Jeta e përditshme; i ftohti në klasa kur dritaret rrinë hapur për shkak të pandemisë dhe ngrohja mungon, frika për jetën me një shëndetësi të rrënuar, ushqimet e shtrenjta, parkimet me pagesë edhe para shtëpisë.

Jeta e përditshme, më e rëndësishmja!

Biseda me mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës që dinë çfarë thonë dhe si e thonë.

Forca e ndryshimit është forcë e jetës!

Ndryshimin që presin dhe na duhet!

/a.m/NOA.al