Transmetuar më 20-01-2021, 19:26

Fjolla Morina u shpall në kërkim sot, pasi ka ikur nga banesa ku ishte në arrest shtëpie.

Ajo kishte marrë me qira një banesë në Kukës, përballë policisë, por sot nuk u gjet brenda saj.

Fjolla Morina dhe i dashuri i saj biznesmen po hetohen për dy armë, që iu gjetën pas një kontrolli në doganë.

Sakaq, pas arrestimit, Fjolla Morina është bërë po ashtu edhe një nga personazhet më të komentuara të showbizit përsa i përket jetës së saj private.

Ajo është përfolur gjatë për lidhjen e dashurisë, edhe për fejesën me biznesmenin e njohur Fisnik Syla.

Këngëtarja është 41 vjeçe dhe kanë një diferencë prej 11 vitesh me partnerin.

Kjo është një dëshmi se dashuria nuk njeh moshë!

Pasi zyrtarizuan lidhjen dyshja ndan shpesh herë foto së bashku në rrjetet sociale duke shprehur dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrit.

Javën e kaluar Fisniku ka festuar 30-vjetorin e tij.

Nuk kanë munguar as foto nga festa gjigande me miq dhe familjarë.

Fjolla Morina i uroi partnerit ditëlindjen me fjalët më të ngrohta dhe lutet që ditët e tyre të jenë të mbushura me shumë dashuri dhe gëzim.

“Një natë e paharrueshme dhe një festë ditëlindjeje me miqtë e të dashurit tanë. Shpresoj të festoj gjithmonë me dashurinë e jetës time. Lutem që jeta jonë të jetë e mbushur me dashuri dhe gëzim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishte urimi i Fjollës.

/a.m/NOA.al