Transmetuar më 20-01-2021, 19:34

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku.

Bëhet fjalë për një pasuri që kap vlerën e 5 mln eurove.

Kërkesa vjen pas operacionit të sotëm të policisë, që është kryer në kuadër të ligjit antimafia.

Sokol Marku ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, ndërkohë që është nën hetim dhe për pastrim parash dhe dhënien e parave me fajde.

Ndër pronat që kërkohet për sekuestrim janë 18 automjete luksoze, 10 pasuri të paluajtshme si vila e apartamente si dhe 2 lokale në pronësi të tij.

Dy vëllezërit janë nën hetim për trafik droge dhe në Spanjë.

/a.m/NOA.al