Transmetuar më 20-01-2021, 19:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me inagurimin e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ai i ka përcjelle një mesazh urimi Biden, ku shkruan se pret që të punojë me Presidentin për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.