Transmetuar më 20-01-2021, 20:24

Një aksident i pazakontë është regjistruar natën e shkuar në komunën e Montopoli në Itali.

Një 55 vjeçar italian duke drejtuar një Opel Astra, për shkak të shpejtësisë së lartë, nuk mund të shmangte përplasjen me një derr të egër, që iu shfaq papritmas në rrugë.

Shoferi doli për të kontrolluar dëmtimin e makinës, pas përplasjes me derrin.

Ndërkohë, një 55 vjeçar nga San Miniato ndaloi drejtimin e një Rav 4 për ta pyetur lidhur me shkaqet e aksidentit.

Brenda pak sekondash në të njëjtin drejtim vjen një kamionçinë Golf po me shpejtësi të lartë, e drejtuar nga një 26 vjeçar me origjinë shqiptare banues në Montopoli.

Mjeti i tij goditi makinën Opel Astra u rrotullua goditi edhe makinën tjetër dhe përfundoi në një fushë. Për pasojë, shqiptari mbeti i plagosur, por fatmirësisht jo në rrezik për jetën.

Derri i egër u gjet më pas i vrarë nga punëtorët e rrugës.

/a.m/NOA.al