Transmetuar më 20-01-2021, 20:58

Andi Shtylla

Anetar i Kryesise

Levizja Socialiste per Integrim Elbasan

Nderkohe qe ethshem turremi drejt verdiktit final te 25 Prillit, vullneti i shumices se shqiptareve ndjen te sfidohet hapur nga nje kaste e vogel drejtuese , te cilet me nje kembengulje heretike,pershfaqen hapur , pa droje , si sundues te te gjitha hapesirave dhe fushave te shqiptareve. Eshte ky guxim lakmitar, i pandalshem e nihilist ,i cili duke rrezuar e uzurpuar nje nga nje te gjithe guret e kalase se institucioneve ligjore e shoqerore te vendit , ka diktuar qe sot te gjendemi perballe nje ambienti mbytes ne te gjithe sferat e jetes. Rendom , ky turra-vrap drejt ketij rendi te strukturuar nga interesa klienteliste ka bere te cenohen seriozisht ekuilibrat e nevojshem qe sigurojne mirefunksionimin e shtetit , ligjit, rendit dhe harmonine e bashkeveprimin e shtetasve te tij. Sot niveli i besimit ne institucionet shqiptare ,madje dhe ne ato te “Drejtesise se Re “ eshte ne piken me fundore te 3 dekadave te fundit. Dicka qe faktohet lehtesisht edhe nga raportet e panumerta te nje sere organizatash te huaja. Aq evidente eshte arroganca e ketij pushteti te frustuar sa me zhberjen dhunshem te cdo ekuilibri politik,shoqeror e ekonomik ,jo vetem ka polarizuar ne ekstrem shoqerine shqiptare , por kontribuon qellimisht ne ndasi me te thella percarese , te cilat provokojne themelet e bashke-ekzistences tone me njeri tjetrin. Sot fatkeqesisht permasat shkaterruese qe ka marre ky proces mund te shquhen lehtesisht ne legjimitetin qe i ka dhene vetes ky pushtet autoritarist, duke poseduar “moralin suprem” per ti ndare njerezit ne “Ne” dhe “Ata”. Ne kundershtar ose ofiqtar. Ne viktima dhe xhelat. I pamundur ose i forte. Humbesi ,qe humbet gjithcka ( madje dhe dinjitetin ) dhe fituesi qe i merr te gjitha. Propagandohet aq vetedijshem e pa skrupuj ky koncept supremacist “ indulgjencash “ te shperndara nga oborri i pushtetit, sa te duket sikur kerkon te ringjalle klithmat e fantazmave te cartura te nje kohe te shkuar. Kohe qe cdo shqiptar ja di mire llogarite me te. Aq i shurdhet eshte bere ky pushtet sa jo vetem nuk degjon trokitjet e dyerve te qytetarve , por as kembanat qe bien per te. Aq i mikluar dhe vetekonfident sa ulet ne darka delegacionesh qeveritare veshur me kostum sportiv si per vrap nga liqeni. Aq fyes dhe qesharak sa gjobit nje protestues ne bulevard me 10 milione leke , ndersa nje zyrtar te larte me 15 mije leke te vjetra sipas kodit zgjedhor. Aq denigrues dhe brutal sa qytetaret dita- dites ndihen te neperkembur , te refuzuar , tallur e percmuar duke i cenuar e prekur ne xhepat dhe lirite e tyre. Eshte pikerisht ky realitet i prodhuar i cili prej disa vitesh ka stopuar dhe pamundeson prosperitetin e shqiptareve , ka zvenitur shpresat e nje numri te madh te rinjsh , te cilet ngushellimin e gjejne duke u larguar nga vendi i tyre. Kesisoj 25 prilli merr nje kuptim deciziv per tu shkeputur njehere e mire nga metastazat qe cliron ky pushtet asfiksues i unifikuar ne vizionin absolutist te “Predikuesit kapricoz” e te rikthehet ne transhendenten e nje vendi normal me institucione funksionale , siguri, pergjegjshmeri dhe me deshiren per te ecur para.