Transmetuar më 20-01-2021, 21:22

Për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dita e sotme është e veçantë, pasi djali i saj feston një vjetorin.

Nuk kishte sesi në një ditë kaq të veçantë të mungonte urimi dhe foto e ëmbël.

Sot Spiropali ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa shihet duke puthur djalin e saj Kren në ballë, ndërsa mbrapa shihen tullumbacet ku shkruhet “ditëlindje”.

“Ka mama çun Kren 1”, shkruan ajo në postim, teksa e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë që Elisa Spiropali është nëna e dy fëmijëve, një vajze me ermin Nalta dhe djalin Kren.