Transmetuar më 21-01-2021, 07:34

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të të herë pas hershme do të mbizotërojnë motin në Shqipëri gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Por pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /e.a/noa.al/