Transmetuar më 21-01-2021, 10:14

Sapo u transferua në Shtëpinë e Bardhë, Jor Biden ka nënshkruar disa vendime që rrëzojnë ato të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Por në vëmendje të ekspertëve të sigurisë kibernetike, është një biçikletë që përdor presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Presidenti 78-vjeçar, ushtrohet çdo mëngjes me një "Peloton", një biçikletë stërvitjeje shumë e sofistikuar, e pajisur me një mikrofon dhe një aparat fotografik dhe që lidhet me internet me përdoruesit e tjerë.

Sipas ekspertëve të sigurisë, janë pikërisht mikrofoni dhe kamera, me të ciln "Pelotoni" është i pajisur, i cili mund të jetë pre e sulmeve të ndryshme.

CIA kërkon të parandalojë mundësitë që hakerat rusë ose kinezë të ndërhyjnë në palestrën e Shtëpisë së Bardhë.

Alarmi është ngritur nga revista “Popular Mechanics”, në artikullinme titullin: “Pse Joe Biden nuk mund ta sjellë ‘Pelotonin’ e tij në Shtëpinë e Bardhë”?.

Sipas "New York Times", duket se çdo mëngjes ai debaton me gruan e tij se kush mund ta përdorë "Peloton"-in më parë.

Sipas ekspertëve, Biden mund ta përdorë "Peloton"-in e tij, por vetëm pasi Shërbimi Sekret dhe siguria kombëtare e SHBA të kenë ndërhyrë teknikisht, duke e shndërruar në diçka ndryshe nga modeli i zakonshëm.

Edhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama përdor gjithashtu një "Peloton" të modifikuar e të mbrojtur nga ndërhyrjet, por zëdhënësi i saj nuk e konfirmon diçka të tillë.

Biden nuk do të ishte presidenti i parë amerikan që veset elektronike të të cilit bien ndesh me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump pëlqente të përdorte iPhone-in e tij personal për telefonata me miqtë. /e.a/noa.al/

Foto: Tgcom