Transmetuar më 21-01-2021, 10:38

Drejtoria e Përgjithshme detare ka paralajmëruar përkeqësim të motit, nga sot deri në mesnatën e 23 janarit, duke theksuar se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta.

Për këtë arsye, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur, kërkohet bashkëpunimi i subjekteve që ushtrojnë veprimtari në det për të sigurimin e mjeteve dhe gatishmërinë e ekuipazhit.

“Njoftim për përkeqësim të motit. Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim. /e.a/noa.al/