Transmetuar më 21-01-2021, 14:00
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia thotë se në fshatin Labinot-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip "Hyundai", dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /e.a/noa.al/
Foto nga aksidenti mes dy makinave