Transmetuar më 21-01-2021, 15:17

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetë shtatë persona. Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë testuar 1,569 persona gjithsej, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 296 raste të reja.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik. /e.a/noa.al/