Transmetuar më 21-01-2021, 18:29

Christina Ricci, aktorja e njohur amerikanë, ka treguar së fundmi dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Në një gjykatë në SHBA, ajo ka thënë se dhuna nisi që në vitin 2019, por që u shtua gjatë karantinës.

Ricci, 40-vjeç, u martua me Heerdegen në vitin 2013 me të cilin ka një djalë 6 vjeç.

Në dëshminë  e saj në gjykatë, ajo tha se bashkëshorti kishte filluar duke ofenduar dhe pështyrë, e më pas duke e goditur fizikisht.

U shpreh po ashtu se nuk ndien më asgjë për bashkëshortin. /k.k/noa.al/