Transmetuar më 21-01-2021, 18:33

Nuk mund të ndodhte ndryshe.

Nëse tifozët nuk lejohen në stadium, për shkak të pandemisë, ata të Partizanit dhe Tiranës sherrin dhe përplasjet e zakonshme mund t’i zhvillojnë jashtë dyerve të stadiumit.

Teksa po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore, raportohen përleshje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit në hyrje të stadiumit.

Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti.

Sende të forta, tymuese dhe flakadanë kanë terrorizuar qytetin e Elbasanit në mbrëmje.

Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.

/a.m/NOA.al