Transmetuar më 21-01-2021, 19:05

Policia e ndalon 150 km larg nga shtëpia dhe i kërkon llogari mbi masat anti-Covid, pasi ishte orari i lëvizjeve të kufizuara.

“Më vjen keq, por doktori më tha të eci sa më shumë", – ishte justifikimi i një italiani.

Me banim në Abruzzo ai, u paraqiti këtë justifikim karabinierëve që e ndaluan 150 kilometra nga shtëpia e tij, në Molise.

Maratonomaku shkeli kufizimet e lëvizjes nga një komunë në tjetrën, por edhe atë midis rajoneve.

Burrit që u ndalua nga policët me uniformë,  iu kërkua një shpjegim për praninë e tij në vendngjarje.

Ai tha se mjeku i tij e kishte porositur të bënte sa më shumë aktivitet fizik. Origjinaliteti i justifikimit natyrisht nuk ndikoi që të shmangte ndëshkimin administrativ.

Ai do të duhet të paguajë 400 euro gjobë. Sa i përket alibisë, nuk kishte as nevojë për ta verifikuar atë.

Për më tepër, i gjobituri nuk ka këmbëngulur shumë për të justifikuar recetën e pretenduar mjekësore. /a.m/NOA.al