Transmetuar më 22-01-2021, 07:34

MeteoAlb parashikon mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në vendin tonë, duke sjellë reshje të izoluara shiu dhe dëbore.

Por mesdita dhe pasditja, sjellin herë pas here intesifikim të reshjeve në skajet Veri- Jug.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë. /e.a/noa.al/