Transmetuar më 22-01-2021, 09:28

Puna për përshtatjen e vaksinës Covid 19 me variantet e reja të shfaqura kohët e fundit në botë, ka filluar.

Sipas raporteve nga "Daily Telegraph", Universiteti i Oksfordit është duke punuar për një version të ri të vaksinës, që ai ka zhvilluar së bashku me "AstraZeneca"-n, në gjendje të mbrojë edhe nga variantet e reja të virusit Sars-CoV-2, të konsideruar më të rrezikshëm, si lloji "anglez", "afrikano-jugor" dhe ai "brazilian".

I njëjti ekip që punoi në ‘versionin origjinal’ të vaksinës "AstraZeneca", shpjegon gazeta, po bën një studim të fizibilitetit, për të parë nëse teknologjia mund të "rikonfigurohet" me një parashikim prej 48 orësh.

Nevoja vjen, pasi disa studime kanë treguar se vaksinat aktuale mund të kenë zvogëluar efikasitetin, veçanërisht kundër variantit të Afrikës së Jugut, që do të ishin në gjendje t’i shpëtonin antitrupave monoklonalë të studiuar kundër virusit, edhe nëse nuk është testuar direkt në vaksinë.

Përshtatja e vaksinave në variante – Përshtatja e vaksinave në variante, nuk është teknikisht e vështirë dhe duhet një muaj për të pasur një prototip.

Siç raportohet nga gazeta "Repubblica", Stefania Capone, nga kompania ‘ReiThera’ në Castel Romano, shpjegoi procedurën: "Ne fillojmë nga gjenomi i varianteve të reja. Marrim sekuencën që kodifikon proteinën ‘spike’ dhe e vendosim atë në adenovirus. Kjo vepron si një vektor që zëvendëson sekuencën e mëparshme. Për vaksinat ‘Rna’, si "Pfizer" dhe "Moderna", operacioni është edhe më i thjeshtë. Bëhet fjalë vetëm për sintetizimin e ARN-së së re të variantit".

"Ka të bëjë me sintetizimin e një fragmenti të ri të ADN-së në rastin tonë, të ‘Rna’ në "Pfizer" dhe "Moderna" dhe futjen e tij në vaksinën e re", – tha Andrew Pollard, kreu i vaksinës në Oksford, në një intervistë me "British Medical Journal".

Procesi i miratimit – Po në lidhje me procesin e miratimit? A do të kërkojnë teste të reja organet rregullatore, të tilla si EMA?

Ende nuk është e sigurt, por ekspertët, në disa intervista, thanë që të tre fazat e eksperimentimit nuk duhet të përsëriten.

Në fakt, tani për tani nuk ka konfirmime të humbjes së efikasitetit ose sigurisë. Megjithatë, do të ishte më e komplikuar të identifikohen antitrupat e rinj monoklonalë. Ky proces do të zgjaste me muaj. /e.a/noa.al/