Transmetuar më 22-01-2021, 09:42

Një predhë luftarake është zbuluar në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili  ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit.

Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me djegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës.

Ajo dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes.